Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET DHE ORARI I NDESHJEVE

Pa derbi, favoritet presin fitore

Pamje nga një ndeshje e mëhershme ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit/ Foto: FBK

Pa derbi, favoritet presin fitore


Teksti: FBK

21 January, 2022 @13:59

Në xhiron e 12-të në Superligën e Femrave, skuadrat favorite presin fitore, të paktën janë favoritë në letër.

Në takimin e parë do të përballen Kastrioti, që ka 11 humbje në 11 ndeshje të zhvilluara dhe Bashkimi, që ka shtatë fitore dhe katër humbje. Skuadra prizrenase shihet favorite në këtë përballje.

Të shtunën, kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me Vëllaznimin e Gjakovës. Vashat pejane kanë nëntë fitore dhe dy humbje, ndërsa ato kuqezi tri fitore dhe tetë humbje.

TABELA AKTUALE

Liderja aktuale, Prishtina, që numëron 11 fitore në 11 përballje të zhvilluara, do të sfidohet nga Trepça. Skuadra mitrovicase ka tri fitore dhe tetë humbje.

Superliga e Femrave - Java 12

E premte

12:00 Kastrioti - Bashkimi

E shtunë

14:00 Penza - Vëllaznimi

14:00 Prishtina – Trepça


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave