Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI EVROPIAN U16 / DIVIZIONI B

Pas 5 humbjeve, vjen fitorja

Pas 5 humbjeve, vjen fitorja


23 August, 2019 @21:45

Vashat e Kosovës U16, të cilat po garojnë në Kampionatin Evropian Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë, pas 5 humbjeve në Grupin C, arritën ta regjistrojnë fitoren e parë të Kampionatit.

Kosova e mposhti Maqedoninë Veriore me rezultat të thellë 64-25, ndeshje kjo e vlefshme për pozitat 17-22.

Astera Tuhina në këtë ndeshje shkëlqeu për Kosovën. Ajo ishte shumë afër shifrave magjike triple-double, duke luajtur me 17 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Enisa Kamerolli me 16 pikë dhe Fjolla Ajeti me 15 pikë e 10 kërcime.

Kosova ndeshjen e radhës luan nesër në ora 15:00 kundër Austrisë.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja