Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHET EDHE STAFI TEKNIK

Pas Kandemirit, Prishtina shton stafin teknik

Erkam Isamili duke punuar te BC Çair/ Foto: fb

Pas Kandemirit, Prishtina shton stafin teknik


6 January, 2023 @20:11

Pas zyrtarizimit të Ahmet Kandemirit si trajner të ri të skuadrës, KB Prishtina ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe Erkam Isamilin si ndihmës-trajner të ri të skuadrës.

Prishtina ka thënë se Ismaili që vjen nga KB Çair i Shkupit do t’i bashkangjitet stafit të trajnerëve të skuadrës.

“Stafit të trajnerëve i drejtuar nga Ahmet Kandemir do t’i bashkangjitet edhe ndihmës-trajneri Erkam Ismaili nga Shkupi. Ismaili më parë ka drejtuar skuadrën turke Çanakkale dhe së fundmi ka qenë pjesë e BC Çair nga Shkupi që garon në elitën maqedonase,” ka shkruar njoftimi i plotë i KB Prishtinës për Ismailin.


 
Të gjitha lajmet nga