FITORE E RADHËS, PËRSËRI E THELLË

Dardan Berisha, sonte ndër më të dalluarit te Prishtina/ Foto: KBPrishtina/ fb
Pas Pejës, Prishtina demolon edhe Trepçën
14 January, 2023 @19:26
Trepça është ndalë në 53 pikë! Më së paku të shënuara këtë stinor në kampionat për mitrovicasit, derisa Prishtina ka tejkaluar pa telashe kundërshtarin e vjetër të radhës në Supërligë.
Që në çerekun e parë të ndeshjes u bë dallimi i madh, derisa ekipi i Ahmet Kandemirit ka bërë shtuar epërsinë në vazhdim për të nxjerrë edhe reagimin e publikut vendas për mossuksesin e lojtarëve të tyre, derisa referët kërkuan zbrazjen e një pjese të sallës në çerek të tretë, për të vazhduar më pas ndeshja, derisa ajo përfundoi, Trepça 53-88 Prishtina [9-21, 16-25, 11-29, 17-13]. Fitorja e sontme e Prishtinës me 35 pikë dallim, vjen menjëherë pas asaj ndaj Pejës, të cilën bardhekaltërit e fituan me 38 pikë dallim.
Derrick Wilson ka kryer lojën me double-double prej 15 pikësh e 10 asistimesh, ndërsa ka bërë edhe 4 kërcime. Dardan Berisha dha 15 pikë e 6 asistime në fitore, ndërsa njëjtë me double-double si Wilson kreu lojën edhe Brooks Debisschop që dha 15 pikë dhe bëri 14 kërcime në fitoren e lideres.
Dritë e vetme te Trepça sonte ka qenë kapiteni Drilon Hajrizi që luajti me 19 pikë, 9 kërcime e 1 asistim. Ndërsa Will Daniels debutoi me 10 pikë e 3 kërcime në humbje. I rikthyeri në Mitrovicë, Musab Mala nuk shënoi fare në tetë minuta lojë, kurse Erjon Kastrati e Mikaile Tmusic bashkë shënuan 14 pikë. I pari 6 i dyti 8 sosh.
Fitorja bën Prishtinën me bilanc 13-5 dhe në formë tepër të mirë, ndërsa mitrovicasit tashmë kanë rënë në bilanc neutral me 9-9!