Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 22

Peja dënohet me 400, Ylli me 200 euro

Foto: FBK

Peja dënohet me 400, Ylli me 200 euro


15 February, 2023 @15:22

Ka dalë edhe Informatori Nr. 22 i Superligës, që ka të bëj me ndeshjet e xhiros përkatëse të Superligës, ndërsa nga dënimet që veçohen janë ato të KB Pejës dhe KB Yllit.

Verdhezinjtë janë dënuar me 400 euro nga KG në ndeshjen që e fituan ndaj Prishtinës, ndërsa kampionët aktual janë dënuar me 200 euro. Ka pasur edhe dënime të zakonshme për gabime teknike për lojtarë dhe trajnerin e Prishtinës, Ahmet Kademir.

KB Peja është dënuar me 400 euro, për shkak të shkeljes së rregullores 49.7 të PG-së.

Neni 49.7 thotë: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK-së, etj.

Ndërsa në përshkrim për sjellje shikuesish shkruan: Në çerekun e dyte, shikuesit filluan të ofendojnë në kore federatën si dhe ekipin mysafire, pas tërheqjes së vërejtjes nga ana e organizatorit ata u ndalen. 2 minuta pa përfunduar ndeshja , pasi që shikuesit filluan të shajnë në kor , FBK-në si dhe personat zyrtar , pasi e kishin një vërejtje , atëherë u vendos që të zbrazet salla vërejtje tjera: Gjatë zbrazjes së sallës , personi zyrtar i KB Peja ( Art Gashi ) i shanë dhe i ofendon referat.

KB Peja

Sa i përket Ylli, ata janë dënuar për shkelje të nenit 48.11 të PG-së.

Neni 48.11 thotë: Mos vendosja e flamurit shtetëror dhe mos intonimi i himnit shtetëror

Ndërsa në përshkrim të KG-së për sjellje thuhet: Para fillimit të ndeshjes nuk është respektua intonimi i himnit të Republikës së Kosovës. Para fillimit të periodës së dyte ka pasur ofendime në kor në drejtim të skuadrës mysafire ku është dhenë vërejtja oficiale dhe në vazhdim nuk ka pasur ofendime. 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes ka pasur ofendime nga me të ndryshme deri në largimin e tyre në zhveshtore.

Për gabime teknike nga xhiroja e shkuar, janë dënuar: Will Daniels (Trepça), Gëzim Morina (Ylli), Ahmet Kandemir (Prishtina), Prentiss Nixon (Bashkimi) - secili me nga 50 euro.


 
Të gjitha lajmet nga