Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA RIKTHEN ARMSTEADIN

Peja godet edhe njëherë sonte! Rikthen Malcolm Armsteadin

Peja godet edhe njëherë sonte! Rikthen Malcolm Armsteadin


24 June, 2023 @22:19

Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, pas tri zyrtarizimeve të sotme, ka bërë edhe të katërtin dhe kjo ka qenë befasi për adhuruesit e vet.

KB Peja ka rikthyer në ekip Malcolm Armsteadin në ekip, i cili në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Yllit, tashmë ish-kampionit të Kosovës.

“Malcolm Armstead rikthehet tek kampioni për edicionin 2023/2024 Armstead, mirë se vjen” — ka shkruar njoftimi i verdhezinjëve sonte.

Malcolm Armstead @ Peja

Armstead, që llogaritet si lojtar vendor në Kosovë pasi që ka qenë pjesë  e kombëtares së Kosovës në basketboll dhe është i pajisur me pasaportë të Kosovës do të jetë forcë shtesë e verdhezinjëve me përvojën e tij.

Në stinorin e fundit te Ylli, Armstead ka luajtur 27 ndeshje për suharekasit ndërsa ka pasur mesatare prej rreth 25-minutash për ndeshje, duke shënuar 7.5 pikë për lojë, 4.3 asistime dhe 3.7 kërcime. Ai gjithashtu ka pasur pesë ndeshje në FIBA Europe Cup me Yllin, duke luajtur me mesatare prej 8.2 pikëve, 2.2 asistime dhe 2.2 kërcime.

Armstead ka qenë pjesë e Pejës në stinorin 2019/20.◼️


 
Të gjitha lajmet nga