Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA-TREPÇA

Peja ka zemër, fiton dramën në derbi

Peja ka zemër, fiton dramën në derbi


5 November, 2017 @17:53

3 minuta para fundit të ndeshjes, rezultati ishte i barabartë 61-61. Leonard Mekaj i dha epërsinë Pejës duke shënuar një nga 2 gjuajtjet e lira, 62-61. Më pas Arian Qallaku shënoi për 64-61, derisa në sulmin tjetër, Julian Hyden shënoi për 64-63.

Kishin mbetur edhe 2 minuta lojë në Karagaç në derbin e dy ekipeve të katërshes së madhe, që nuk janë në nivelin e pritur këtë stinor. Mirëpo, derbi mbeti derbi. Dramë deri në fund të ndeshjes, ndërsa Arti Hajdari rikthen Pejën në 3 pikë epërsi, 66-63.

SEKONDAT E FUNDIT

Vetëm 47 sekonda para fundit të ndeshjes, Burim Zekiqi i Trepçës gjuan për tre pikë dhe barazon gjithçka, 66-66.

Një top i kapur i Rron Grapcit në sulm, mundësoi që Qallaku të shënojë për rezultatin përfundimtar 68-66, derisa në 20 sekondat e fundit Trepça nuk arriti të shënojë nga tentimi i vetëm që kishte, për tre pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e katërt e Pejës këtë stinor, duke barazuar bilancin në 4-4 pas 8 ndeshjeve të zhvilluara. E sonte verdhezinjtë luajtën mirë në çerekët tek, derisa çereku i dytë dhe i katërti ishin plotësisht të mysafirëve, që dështuan në sekondat vendimtare për të fituar ndeshjen edhe pse kishin topin.

PERFORMANCAT INDIVIDUALE

Të gjitha pikët për Pejën u shënuan nga Arian Qallaku 24, Arti Hajdari 20 dhe Leonard Mekaj 20 e Beqë Kovaçi 4. Ekipi luajti me 6 lojtarë, derisa Rron Grapci shtoi 8 kërcime, prej të cilës njëra doli të jetë vendimtare për fitore, e Rron Ukaj 3 kërcime tjera.

Trepçës nuk i ndihmuan as 41 pikët e përbashkëta të dyshes amerikane, Mark Willams 20 dhe Julian Hyden 21 (+19 kërcime).

Kapiteni Valdrin Haxhiu luajti pa pushim për 40 minuta, shënoi 6 pikë, 8 kërcime, 4 asistime e 2 topa të vjedhura, por ekipi s’arriti fitoren.

Trepça mbetet e fundit në klasifikim me vetëm 1 fitore nga 8 ndeshjet e zhvilluara deri tash në Superligë, ndërsa në 3 xhirot e fundit është e përforcuar edhe me 2 amerikanët.


ZËRINA SHATRI

Shatri ndahet me Prishtinën, drejt SHBA-së

FBK Liga e Femrave

Shatri ndahet me Prishtinën, drejt SHBA-së

05/11/17 @ 17:01

PJESA E PARË: PEJA-TREPÇA

Peja në avantazh

FBK Superliga

Peja në avantazh

05/11/17 @ 16:37

FORMACIONET STARTUESE: PEJA - TREPÇA

5-shet e para: Peja-Trepça

FBK Superliga

5-shet e para: Peja-Trepça

05/11/17 @ 16:15

PRISHTINA F - TREPÇA F

Prishtinaset mposhtin Trepçën

FBK Liga e Femrave

Prishtinaset mposhtin Trepçën

05/11/17 @ 15:54

PARA NDESHJES RAHOVECI - BOREA

Rahoveci e Borea takohen në Gjakovë

FBK Superliga

Rahoveci e Borea takohen në Gjakovë

05/11/17 @ 13:37

PARA NDESHJES YLLI - KERASAN PRISHTINA

Ylli për të pestën, Kerasani për të tretën

FBK Superliga

Ylli për të pestën, Kerasani për të tretën

05/11/17 @ 13:31

PARA NDESHJES PEJA - TREPÇA

Peja pret Trepçën në ‘Karagaç’

FBK Superliga

Peja pret Trepçën në ‘Karagaç’

05/11/17 @ 13:27

VUSHTRRIA BASKET - DRITA

Vashat e Dritës kalojnë lehtë Vushtrrinë

FBK Liga e Femrave

Vashat e Dritës kalojnë lehtë Vushtrrinë

04/11/17 @ 22:46

BASHKIMI - PRISHTINA

6/6, Prishtina fiton edhe në Prizren

FBK Superliga

6/6, Prishtina fiton edhe në Prizren

04/11/17 @ 21:16

BASHKIMI - PRISHTINA

Prishtina +5 pas 20 minutave

FBK Superliga

Prishtina +5 pas 20 minutave

04/11/17 @ 20:13

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

FBK Liga e Parë

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

05/12/24 @ 00:08

VËLLAZNIMI ME KAPITAL DREJT SUHAREKËS

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

04/12/24 @ 21:47

PEJA ME AVANTAZH QË S'GARANTON SHUMË

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

04/12/24 @ 21:42

VENDIMI I KDE-së

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

FFK Superliga

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

04/12/24 @ 20:19

ELIMINIMI NGA KUPA, I RËNDË

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

04/12/24 @ 15:37

KOSOVARI - NEW BASKET

Kosovari regjistron fitoren e katërt

FBK Liga e Parë

Kosovari regjistron fitoren e katërt

04/12/24 @ 00:15

BOREA - KERASAN

Kerasani triumfon kundër Boreas

FBK Liga e Parë

Kerasani triumfon kundër Boreas

04/12/24 @ 00:10

KEK-u - GRAPELAND

7/7 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

7/7 për Grapelandin

04/12/24 @ 00:04

LIDERJA E SUPERLIGËS, KALON TUTJE

Rahoveci humb penalltinë! Drita kalon lehtë në të tetën e finales

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Rahoveci humb penalltinë! Drita kalon lehtë në të tetën e finales

03/12/24 @ 20:30

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (10)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (10)

03/12/24 @ 07:54


 
Të gjitha lajmet nga