PRISHTINA F - TREPÇA F

Foto: FBK
Prishtinaset mposhtin Trepçën
5 November, 2017 @15:54
Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar edhe fitoren e pestë të stinorit sot, duke i mposhtur rivalet e ekipit nga Mitrovica, Trepça.
Në ndeshjen ku basketbollistja Zërina Shatri u përshëndet nga ekipi i saj, pasi që merr rrugë për SHBA, vashat e kaltëra kanë shënuar fitore bindëse ndaj atyre të gjelbëra, 77-44.
Pas kësaj ndeshjeje ekipi i drejtuar nga Fidan Shatri mban lidershipin me bilanc 5-0, ndërsa Trepça përjetoi humbjen e dytë të stinorit.