VUSHTRRIA BASKET - DRITA

Vashat e Dritës kalojnë lehtë Vushtrrinë
4 November, 2017 @22:46
Ekipi i femrave të Dritës ka kaluar lehtë kundërshtarin e sotëm në Ligën e Femrave, Vushtrria Basketin, duke i mposhtur si mysafir me rezultat 44-58.
Mirlinda Daku ka qenë ndër basketbollistet më të dalluara në këtë takim, ndërsa Drita ka shënuar fitoren e dytë të stinorit, e Vushtrria Basket ka mbetur ende pa fitore, edhe pas 4 ndeshjeve.