KALAJA - PRISHTINA E RE

Kalaja fiton pas dy humbjeve
4 November, 2017 @16:13
Skuadra prizrenase Kalaja, pas dy disfatave, arriti të fitojë Prishtinën e Re me rezultat 95-76.
Kalaja e udhëhequr nga trajneri Arbnor Rifati, ishte në epërsi gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë fitore, Kalaja aktualisht ngritet në pozitën e dytë me 6 pikë të tubuara pas 4 xhirove, derisa ndeshjen e radhës do t’a luajnë kundër Megasportsit në derbin prizrenas.