SPURS - WARRIORS

nba.com
Yjet e Warriorsave sjellin fitoren
3 November, 2017 @9:21
Ndeshja ndërmjet San Antonio Spursit dhe Golden State Warriorsit, përfundoi me fitoren e kampionit aktual me rezultat 112-92, në “AT&T Center”.
Në fillim djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, startuan shumë mirë, ku epërsinë e ngritën deri në 19 pikë, por këndellja e Golden State Warriorsit erdhi shumë shpejtë.
Me ndihmën e yjeve si Klay Thompson (27 pikë), Kevin Durant (24 pikë), Stephen Curry (21 pikë), Warriors e mposhti kundërshtarin me 20 pikë epërsi.
Kampioni aktual i NBA-së e regjistroi fitoren e gjashtë të stinorit, ndërsa te San Antonio Spurs kriza po thellohet pas 4 fitoreve rresht. Tani ata kanë seri negative me 4 humbje rresht.