NGA INFORMATORI NR. 6

Fitorja në vazhdime, u kushtoi 300 euro
2 November, 2017 @15:54
Skuadra e Yllit që fitoi ndaj Pejës në vazhdime në xhiron e kaluar të Superligës është dënuar me 300 euro, ka bërë të ditur Komesari i Garave të FBK-së në Informatorin e fundit të botuar, për xhiron e gjashtë të Superligës.
Arsyeja e dënimit të Yllit është se janë evidentuar hedhej të shkrepëseve dhe shisheve plastike në fushë nga shikuesit vendas gjatë ndeshjes Ylli-Peja.
Në duelet tjera, nuk është shqiptuar asnjë dënim.
“13 QERSHORI” MË I ZHURMSHMI
Ndërsa, Ylli-Peja gjithashtu ka qenë edhe ndeshja me më së shumti shikues në tribuna sa i përket xhiros së gjashtë të Superligës, ku janë evidentuar 1 mijë e 500 shikues në ndeshje, 700 më shumë sesa në përballjen Trepça-Rahoveci, që ka qenë e dyta me radhë sa i përket shikueshmërisë.