PARA NDESHJES PEJA - KERASAN PRISHTINA

Dueli i vendorëve në ‘Karagaç’
2 November, 2017 @14:54
Me fillim nga ora 17:00, sot në ‘Karagaç’ takohen mes vete Peja e Kerasan Prishtina, në një duel ky të dyja skuadrat përbëhen tërësisht nga lojtarë vendorë.
Të dyja skuadrat momentalisht kanë bilanc të njëjtë, 2-4, pas 6 ndeshjeve, statistikë që e bën këtë duel edhe më interesant.
Në duelet e viteve të mëparshme, skuadra pejane zakonisht ka shënuar fitore të lehtë, ndërsa sivjet gjendja e skuadrës së Pejës ka bërë që ky duel të jetë më i barabartë dhe fituesi të mos parashikohet me aq lehtësi sa në vitet e kaluara.