FIBA EUROPE CUP

Humbje në Turqi, ‘shtyhet’ kualifikimi i Prishtinës
1 November, 2017 @18:39
Pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para në grup, Prishtina ka pësuar sonte humbje të thellë nga skuadra e Demir Insaatit në Turqi, për ta shijuar kështu disfatën e parë në FIBA Europe Cup sivjet.
Turqit ishin skuadër më e mirë që nga fillimi, me pjesën e parë që u mbyll 57-29, ndërsa me përjashtim të çerekut të tretë që ishte i barabartë, edhe çereku i katërt i takoi vendasve dhe takimi u mbyll me rezultatin final 86-59.
Kjo humbje bën që kualifikimi i Prishtinës të shtyhet, pasi që për kualifikim kryeqytetasve i mjafton një fitore nga dy ndeshjet e mbetura në fazën grupore, derisa me pak fat, Prishtina mund të kualifikohet edhe nëse pëson humbje edhe në ato 2 duele, gjithmonë duke u varur nga rezultatet e tjera të grupit.
Më i dalluari për Demir Insaatin sonte ishte Wright me 16 pikë, 4 kërcime e 9 asistime, derisa te Prishtina u veçua Lawrence me 18 pikë, 1 kërcim e 3 asistime, duke qenë lojtari i vetëm i Prishtinës me pikë dyshifrore sonte.
GRUPI G
1 | Sigal Prishtina | 3 fitore, 1 humbje | 7 pikë | |
2 | Demir Insaat | 2 fitore, 1 humbje | 5 pikë | |
3 | Belfius Mons | 2 fitore, 1 humbje | 5 pikë | |
4 | Khimik | 0 fitore, 4 humbje | 4 pikë |