PARA NDESHJES: BASHKIMI-TREPÇA

BOROZANI/ A. P/ Pamje nga stinori i kaluar
Derbi Bashkimi-Trepça, sonte
1 November, 2017 @12:56
Me fillim në ora 19:00 sonte në Sezai Surroi të Prizrenit, Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen që llogaritet si derbi i xhiros së mesjavës, Xhiro VII, që nis sonte.
Bashkimi së fundi është përforcuar edhe me një të huaj, kur paraqiti për regjistrim në FBK amerikanin Daishon Knight, që pritet të debutojë sonte.
Ndërsa Trepça prej se arritën 2 amerikanët në ekip, Mark Williams dhe Julian Hyden, ka ndërruar fytyrë dhe tashmë kërkon edhe fitoren e dytë të stinorit pas startit të dobët që kishte.
Bashkimi para kësaj ndeshjeje hyn me bilanc 4-2, ndërsa Trepça 1-5. Nga ndeshjet e fundjavës, Bashkimi kishte amerikanin Adrian Motley në TOP 10-shen e javës, ndërsa Trepça të dy të huajt, Williams dhe Hyden.