CELTICS - SPURS

nba.com
Bostoni në top formë, ndërpreu serinë e keqe
31 October, 2017 @9:52
Edhepse të gjithë analistat mendonin se Bostoni pas lëndimit të Gordon Haywardit, do të has vështirësi për t’a gjetur rrugën drejt fitoreve, po ndodh e kundërta për momentin.
Pas dy humbjeve në fillim të stinorit, keltët, sot në mëngjes e regjistruan fitoren e pestë me radhë të stinorit kundër San Antonio Spursit, duke e fituar kundërshtarin me rezultat 108-94.
Kyrie Irving ishte koshashënuesi më i mirë te Bostoni me 24 pikë.
Te San Antonio, ende nuk janë kthyer nga lëndimi yjet si Kawhi Leonard e Tony Paker, derisa në ndeshjen e fundit u dallua lojtari Brandon Paul me 18 pikë të shënuara.
Bostoni me këtë fitore, e ndërpreu serinë e keqe ndaj Spursave, të cilët nuk e fitonin kundërshtarin në 11 ndeshjet e fundit, derisa tani u vendos në krye të Konferencës Lindore me bilanc prej 5 fitoreve e 2 humbje.