LIGA E PARË

BOROZANI/ A.P
United Basketball lehtë ndaj Kalasë
30 October, 2017 @11:28
Skuadra gjilanase, United Basketball, dje me lehtësi e mposhti Kalanë e Prizrenit, me rezultat të thellë 112-68.
Arian Memeti u dallua përsëri te skuadra gjilanase në këtë fitore të rëndësishme.
Kjo ishte fitorja e tretë e United Basketballit dhe është e vetmja skuadër pa humbje në Ligën e Parë deri më tani, kurse për Kalanë kjo ishte humbja e dytë me radhë.
United Basketball në xhiron e radhës do të përballet me Dritën në derbin gjilanas, derisa Kalaja do të luaj me Prishtinën e Re në Prizren.