TREPÇA - RAHOVECI

Borozani/Arkiv
Çereku i tretë vendos, Rahoveci feston në ‘Minatori’
29 October, 2017 @20:58
Në ndeshjen e fundit të xhiros së VI në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Rahovecit ka arritur ta mposhtë skuadrën e Trepçës vendase. Dueli ishte interesant deri në sekondat e fundit, mirëpo në momentet vendimtare më të përqëndruar u treguan vreshtarët, për ta mbyllur kështu këtë takim me fitore 76-81.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Trepçës, e cila nën udhëheqjen e dyshes amerikane Williams-Hyden, u tregua skuadër më e mirë, mirëpo vendimtar për epilogun final u tregua çereku i tretë, në të cilin mysafirët shënuan 12 pikë më tepër se vendasit dhe krijuan epërsi.
Gjithsesi, mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe e mbajtën rezultatin e përafërt deri në çastet e fundit, mirëpo ishte dyshja Kyle Soviane dhe Xavier Newson që ua siguroi fitoren mysafirëve me shënimet në momentet vendimtare të përballjes.
Më të dalluarit te skuadra mitrovicase sonte ishin Mark Williams me 28 pikë e 10 kërcime dhe Julian Hyden me 24 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, kurse te Rahoveci për t’u veçuar janë Xavier Newson me 17 pikë e 2 kërcime dhe Kyle Soviane me 15 pikë e 10 kërcime.
Kjo fitore bën që Trepça tashmë të ketë bilanc 1-5, kurse Rahoveci 4-2.