BULLS - THUNDER

nba.com
Westbrook vazhdon të shkruajë histori
29 October, 2017 @8:45
MVP i stinorit të kaluar, Russell Westbrook, është duke e përsëritur performancën e vitit të kaluar në kuadër të shifrave magjike (triple-double).
Westbrook vetëm kundër Chicago Bullsit nuk kishte arritur të shënoj triple-double, derisa këtë e arriti dje kundër tyre, duke luajtur me 12 pikë, 13 kërcime e 13 asistime.
Kështu, Russell u bë lojtari i parë që kundër 29 skuadrave në ligë, arriti të shënojë triple-double në histori të NBA-së.
Gjithashtu skuadra e tij Oklahoma City Thunder e fitoi ndeshjen kundër Bullsit me rezultat 101-69.
Kjo ishte fitorja e tretë e OKC-së, në 6 ndeshjet e luajtura deri më tani.