PARA NDESHJES KERASANI - BASHKIMI

Borozani/Arkiv
Bashkimi takon Kerasanin në Prishtinë
28 October, 2017 @11:29
Me fillim nga ora 20:00, Kerasan Prishtina dhe Bashkimi takohen në takimin e vetme të ditës së sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kerasani vjen pas fitores së rëndësishme ndaj Rahovecit në Gjakovë, derisa Bashkimi nuk e ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së kaluar për shkak të angazhimeve në BIBL.
Me një fitore të mundshme, Bashkimi do të arrinte në kuotën e 8 pikëve në tabelë, ndërsa nëse Kerasani fiton, do të ngjitej në kuotën e 9 pikëve.