AHMET KANDEMIR

Kandemir: Ky është një hap i madh
27 October, 2017 @21:32
Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, në deklaratën e tij pas fitores së madhe sonte ndaj Khimikut ukrainas ka thënë se ekipi i tij ka bërë një hap të madh dhe është i lumtur me paraqitjet në parket.
“Ky është një hap shumë i madh për ekipin tonë. Stinorin e kaluar Sigal Prishtina kishte vetëm një fitore dhe tashmë jemi me bilanc 3-0 në grup. Natyrisht, asgjë s’ka përfunduar ende, por kemi luajtur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë,” ka thënë turku Kandemir pas ndeshjes.
Sigal Prishtina është bërë ekipi i parë i Kosovës që ka shënuar tre fitore në fazën grupore të FIBA Europe Cup. Ky është stinori i tretë që prishtinasit po marrin pjesë në këtë garë europiane, prej se Kosova u bë pjesë e FIBAs.
Sigal Prishtinës tashmë i duhet edhe një fitore në tre ndeshjet e mbetura të grupit, për të siguruar fazën e ardhshme të FIBA Europe Cup, që gjithashtu do të jetë kualifikimi i parë i një ekipi kosovar në fazën e dytë të kësaj gare.