JAY R STROWBRIDGE

Foto: Getty Images/ Google
Tirana shton edhe një amerikan në skuadër
26 October, 2017 @14:26
Ekipi i Tiranës, ka shtuar edhe një basketbollist amerikan në skuadër. Organizatori Charles “Jay-R” Strowbridge II ka arritur në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij sportive te ekipi i kryeqytetit shqiptar.
Së fundi, lojtari në fjalë 183 centimetra i gjatë ka qenë pjesë e ligës marokene, ndërsa më parë ka djersitur edhe fanellat e ekipeve MIA Academy Tbilisi në Gjeorgji e Apollon Limassol në Qipro.
Strowbridge ka arritur ditë më parë në Tiranë, por nuk ka pasur të drejtë loje në përballjen ndaj Bashkimit mbrëmë, të cilën Tirana e fitoi, duke e regjistruar të parën të stinorit në BIBL.
Stinorin e kaluar me ekipin maroken ASS Sale, Strowbridge është shpallë kampion në vendin veri-afrikan edhepse stinorin e rregullt e kishin përfunduar në pozitë të dytë.