LISTA E LOJTARËVE

Foto: FBK
Basketbollistët 2002 në përgatitjet e fundit para turneut në Sofje
26 October, 2017 @9:24
Selektori Ibrahim Karabeg, bashkë me trajnerët Gyltekin Selimi dhe Lorik Kllokoqi kanë publikuar listën e 12 basketbollistëve të ftuar për stërvitjet e fundit para udhëtimit në Bullgari.
Lojtarët e lindur në vitin 2002 do të stërviten në palestrën e shkollës në lagjen Marigona para udhëtimit të tyre në fillim të muajit të ardhshëm për në turneun në Sofje.
Lista e basketbollistëve të ftuar përbëhet nga: Don Polloshka, Albin Berisha, Donat Rexhepi, Adrian Kika, Dion Sheqiri, Blend Mehana, Shpat Syla, Altrim Osmani, Drilon Shala, Fisnik Kraki, Nart Jashari dhe Renat Berisha.