FIBA EUROPE CUP

Foto: fibaeuropecup
Belfius Mons befason Demir Insaatin
25 October, 2017 @22:00
Ekipi belg, Belfius Mons-Hainaut, që në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit G në FIBA Europe Cup u mposht nga Sigal Prishtina, sonte ka shkaktuar befasi në Turqi, duke e mposhtur favoritin e grupit, Demir Insaatin, 79-84. Borozani.com
Rezultati i pjesës së parë ka qenë përcaktues në këtë ndeshje, kur Belfius krijoi avantazh prej 32-47.
Edhepse pjesa e dytë me rezultat i takoi ekipit nga Stambolli, 47-37, kjo nuk qe e mjaftueshme për të shënuar fitoren e dytë në Grupin G dhe tashmë të dyja skuadrat kanë bilanc 1-1, që do të thotë se me një fitore potenciale ndaj Khimikut, Sigal Prishtina do të mund të bëhet lidere e grupit.