TIRANA-BASHKIMI

Tirana me fitore të parë, Bashkimi vazhdon me humbje
25 October, 2017 @20:38
Tirana ka shënuar fitoren e parë të stinorit në BIBL sonte, duke e mposhtur Bashkimin e Prizrenit në përballjen e zhvilluar në Tiranë, 74-69.
Tirana ka qenë më e mirë se Bashkimi në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, edhe pse Bashkimi mblodhi fuqi për të tentuar rikthimin, tiranasit këtë nuk ua lejuan në çerek të fundit, për ta regjistruar kështu fitoren e parë të stinorit në BIBL.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Ish-qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli, me 27 pikë e 9 kërcime ka qenë njeriu kryesor te Tirana që ka bërë dallimin sonte ndërsa 18 pikë ka shtuar edhe Jalil Abdul-Bassit e 13 të tjera Gerti Shima.
Te Bashkimi, Adrian Motley me 22 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa përveç tij vetëm edhe Ljubo Samadan ka shënuar pikë dyshifrore, 13.
Tirana pas 3 xhirove të para në BIBL ka bilanc 2-1, ndërsa Bashkimi që ka zhvilluar 2 ndeshje, ka 2 humbje.