TOP 10 PERFORMANCES OF GAMEWEEK 4

Foto: Rexh Gashi
TOP 10 e Superligës në xhiron e katërt
24 October, 2017 @21:57
Basketbollisti i ardhur te Ylli këtë stinor, Taylor Bessick, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros katër të Superligës nga Eurobasket.com.
Amerikani që ishte yll i skuadrës suharekase në fitoren e madhe ndaj Bashkimit të Prizrenit, ka pasur double-double prej 35 pikëve dhe 19 kërcimeve në këtë ndeshje, për të marrë epitetin e më të mirit të javës.
Pas tij, në vend të dytë është renditur reprezentuesi i Kosovës, që djersit fanellën e Pejës, Leonard Mekaj, që përkundër humbjes së ekipit të tij, ka pasur performancë fantastike ndaj Rahovecit, me 34 pikë, 3 kërcime e 8 asistime.
Në vend të tretë është renditur edhe një lojtar i Yllit. Arif Mehmetaj me 24 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ka bërë punë të madhe në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit, që çoi në largimin e trajnerit të këtyre të fundit.
Mëposhtë, shikoni TOP 10-shen e plotë të xhiros së katërt të Superligës.
TOP 10 e xhiros IV:
1 | Taylor BESSICK | KB Ylli | ||
2 | Leonard MEKAJ | KB Peja | ||
3 | Arif MEHMETAJ | KB Ylli | ||
4 | Junious PROWELL | KB Rahoveci | ||
5 | Kyle SOVINE | KB Rahoveci | ||
6 | Blendi MATOSHI | KB Borea | ||
7 | Dardan BERISHA | KB Sigal Prishtina | ||
8 | Samir ZEKIQI | KB Bashkimi | ||
9 | Wayne MARTIN | KB Sigal Prishtina | ||
10 | Valon BUNJAKU | KB Rahoveci |