INFORMATORI NR 4 I SUPERLIGËS

BOROZANI/L.D/Arkiv
Gjobiten KB Peja dhe KB Ylli
24 October, 2017 @15:34
Pas përfundimit të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, Komesari i Garave ka regjistruar ndeshjet e kësaj xhiroje me rezultatet e arritur në parket, ndërsa ka gjobitur ekipin e Pejës dhe atë të Yllit.
Në Informatorin Nr. 4 të Superligës thuhet që për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në tribunën qendroe, Ylli gjobitet me 300 euro. Ndërsa Peja është dënuar me 150 euro, pasi që pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rahovecit, persona të panjohur pengojnë gjyqtarët në përpilimin e raportit të ndeshjes.
Përveç dënimeve të lartëcekura për klubet në fjalë me nga 50 euro janë gjobitur edhe basketbollistët: Getoar Arifaj (Ylli) dhe Kreshnik Muçolli (Kerasan Prishtina) për shkak të gabimeve teknike në ndeshjet e tyre përkatëse.