PENZA - DRITA

BOROZANI/ Arkiv
Penza bindshëm ndaj Dritës
22 October, 2017 @11:38
Skuadra e Penzës, e mposhti bindshëm Dritën me rezultat 58-37 në kuadër të Ligës së Femrave të Kosovës.
Më e dalluara te Penza ishte Saranda Rraci, e cila luajti me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Jeta Zeka me 17 pikë të tjera.
Në anën tjetër te Drita u dalluan, Vlera Ramadani dhe Mirlinda Daku.
Penza është duke luajtur aktualisht pa trajner, derisa e regjistruan fitoren e dytë të stinorit.