GRIZZLIES - WARRIORS

nba.com
Kampioni pëson, Curry hedh mbrojtësen e dhëmbëve drejt referit
22 October, 2017 @11:13
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, nuk startoi mirë stinorin 17/18 në NBA.
Warriorsat regjistruan humbjen e dytë në tre ndeshjet e zhvilluara deri tash. Ata u mposhtën sot, në mëngjes, kundër Memphis Grizzlies me rezultat 111-101.
Më i dalluari te “arushat” ishte spanjolli Marc Gasol i cili luajti me double-double (34 pikë e 14 kërcime).
Në anën tjetër, Stephen Curry u dallua me 37 pikë, derisa në minutën e fundit të ndeshjes, Curry u nervozua në një vendim të referit dhe e gjuajti mbrojtësen e dhëmbëve tek ai dhe u përjashtua nga loja dhe pritet të dënohet nga komisioni disciplinor i NBA-së.
Memphis vazhdon rrugën pa humbje në dy ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Golden State Warriors ka bilanc prej 2 humbjeve pas 3 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.