PELICANS - WARRIORS

nba.com
70 pikët e Cousins dhe Davis, s’mjaftuan ndaj kampionit
21 October, 2017 @11:01
Pas humbjes ndaj Houston Rocketsit, kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, arriti fitoren e parë të stinorit kundër New Orleans Pelicansit, duke e mposhtur me rezultat 128-120.
Treshja Klay Thompson, Stephen Curry dhe Kevin Durant, ishin në skenë për luftëtarët.
Thompson luajti me 31 pikë, Curry me 28 dhe Durant me 22 pikë, kurse në anën tjetër, Anthony Davis dhe DeMarcus Cousins, luajtën me nga 35 pikë secili për New Orleansin, por nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e parë e Warriorsave pas dy ndeshjeve, derisa Pelicansat ende janë pa fitore.