LIPJANI - PRISHTINA E RE

Vjen fitorja e parë për Lipjanin
20 October, 2017 @22:26
Pas humbjes në ndeshjen hapëse të stinorit nga United Basketball, skuadra e Lipjanit e ka arritur fitoren e parë sezonale në takimin e sontëm ndaj skuadrës Prishtina e Re.
Lipjani takimin e sontëm e mbylli me rezultat 89-70, rezultat i cili bën që edhe Lipjani edhe Prishtina e Re të kenë nga 1 fitore e 1 humbje pas dy xhirove në Ligën e Parë të basketbollit në Kosovë.
Në xhiron e tretë, Lipjani udhëton në Prizren për t’u ndeshur me Megasportsin, derisa Prishtina e Re e pret Vushtrrinë në shtëpi.