RISI NGA KLUBI MITROVICAS
BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Trepça regjistron 2 të huaj në ekip
20 October, 2017 @19:51
Pas 3 humbjeve rresht, KB Trepça, ka vendosur të përforcohet si duket. Ekipi gjelbër e zi nga Mitrovica, ka paraqitur për regjistrim dy basketbollistë amerikanë në ekip.
FBK ka bërë të ditur sot se Trepça ka paraqitur për regjistrim basketbollistët në fjalë dhe ata do të kenë të drejtë loje pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores për regjistrim të lojtarëve në Federatë.
Julian Hyden, organizator, 201 centimetra i gjatë që vjen nga Gwynedd Mercy i NCAA dhe Mark Williams që vjen nga shteti i Philadelphias në SHBA, janë emrat që ka paraqitur ekipi mitrovicas si lojtarë të ri të skuadrës.