A LETTER FROM LEGEND

Bryant këshillon Haywardin pas lëndimit të tmerrshëm
19 October, 2017 @11:57
Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant, ka shkruar një letër prekëse në profilin e tij në Instagram për basketbollistin e Boston Celtics, Gordon Hayward, pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi ky i fundit në ndeshjen Cleveland - Boston, të zhvilluar në mëngjesin e djeshëm.
Bryant në shkrimin e tij është shprehur ndjeshëm dhe i ka treguar proceset që duhet t’i kalojë për ta përballëuar sa më lehtë lëndimin lojtari i Celtics.
“Pikëllohu, nervozohu, irritohu, bërtit, qaj. Kur do të zgjohesh do të mendosh se ishte vetëm një ankth, vetëm e vetëm për ta kuptuar se ishte shumë e vertetë. Do të bëhesh nervoz dhe do të lutesh që të kthehesh prapa, prapa në ndeshjen që luajte, por realiteti nuk të kthen asgjë prapa dhe atë s’duhet ta bësh as ti. Tani është koha që të fokusohesh dhe të përgatitesh për operimin, pyeti të gjitha pyetjet se a je i gatshëm dhe a e kuptove procedurën që ta përfytyron sa më mirë procesin në të cilin do të kalosh. Pastaj fokusohu te procesi i shërimit ditë për ditë. Është një udhëtim i gjatë por nëse fokusohesh në momentet e vogla përgjatë rrugës, do të gjesh bukuri gjatë luftës, duke bërë gjësende të thjeshta, të cilat para lëndimit nuk i kishe menduar, pasi që i kishe të gatshme. Kjo gjithashtu do të thotë se kur të kthehesh ti do të kesh një përspektivë të re. Do të jesh shumë falënderues që je i aftë të ngritesh, të ecësh, të vraposh, pastaj do të stërvitesh më shumë se që ke bërë ndonjëherë, do të kthehesh duke qenë më i mirë nëse e sheh besimin brenda. Të dëshiroj të gjitha të mirat gjatë këtij udhëtimi vëllau im,” ka shkruar Kobe në Instagram duke postuar fotografinë e Haywardit.