FIBA EUROPE CUP 2017/18

Prishtina nis Grupin G në Belgjikë
18 October, 2017 @10:21
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të Basketbollit, Sigal Prishtina do të vazhdojë garat në FIBA Europe Cup, ku sonte luan duelin e parë në Grupin G ndaj ekipit belg, Belfius Mons - Hainaut.
Drejtësinë në ndeshje, si referë kryesorë, do ta ndajnë: Steve Bittner nga Gjermania dhe Sigmundur Herbertsson nga Islanda.
Ndeshja nis në ora 20:30 në Mons Arena të Monsit.
Ekipi i Sigal Prishtinës ka arritur dje në Belgjikë, ndërsa lojtarët e saj kanë pasur rastin të njoftohen me vendin ku luhet ndeshja.
Në duelin tjetër të Grupit G takohen Khimik - Demir Insaat. Skuadra ukrainase Khimik, do të jetë mysafire e ardhshme e Sigal Prishtinës, që luhet mesjavën e ardhshme.