2017/2018

Rikthehet magjia e NBA
17 October, 2017 @15:06
Pas afro 4 muajve pushim, në mesnatën që lidh 17 e 18 tetorin rikthehet magjia e NBA.
Sezoni i ri i garës më atraktive të basketbollit në Botë fillon me 2 ndeshje. E para zhvillohet me fillim nga ora 02:00 sipas kohës tonë lokale, një duel ku përballë do të jenë dy finalistët e Konferencës Lindore në sezonin e kaluar.
Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers takohen mes vete në ‘Quicken Lonas Arena’, ndërsa i veçantë ky takim do të jetë për yllin Kyrie Irving, i cili te Bostoni kaloi pikërisht nga Clevelandi. Paraqitja e yllit LeBron James është në dyshim sonte për shkak të një lëndimi në nyje, derisa tashmë dihet që Isaiah Thomas, pjesë e shkëmbimit për Kyrie Irving, mungon për shkak të lëndimit afatgjatë
Dueli i dytë i natës zhvillohet me fillim nga ora 04:30. Kampioni në fuqi, Golden State Warriors, pret në shtëpi teksanët e Houston Rockets, të cilët sezonin e nisin të përforcuar me organizatorin Chris Paul.
Të dyja ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, ashtu si i gjithë sezoni i NBA-së.