PRISHTINA E RE - MEGASPORTS

FOTO: BOROZANI
Prishtina e Re e nis me fitore
15 October, 2017 @17:00
Në takimin hapës të xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj skuadrës Megasports nga Prizreni.
Kryeqytetasit takimin e fituan me rezultat përfundimtar 82-66, rezultat ky që i mundëson atyre fitoren e parë sezonale.
Në xhiron e dytë, Prishtina e Re udhëton në Lipjan për t’u takuar me Lipjanin, kurse Megasportsi takohet me Vëllaznimin në Gjakovë.