KALAJA - VËLLAZNIMI

Foto: Borozani
Kalaja mposht Vëllaznimin në xhiron hapëse
15 October, 2017 @22:29
Në takimin e fundit të xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, Kalaja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Prizrenasit takimin e sontëm e mbyllën me fitore 98-53, ndërsa i vetmi shqetësim për ta ishte lëndim i kapitenit Somel Shaqiri.
Më të dalluarit në këtë fitore të Kalasë sonte ishin Valon Bunjaku me 24 pikë, Ujkan Karanezi me 22 pikë dhe Gazzali Makasqi me 15 sosh, ndërsa koshashënuesit e Vëllaznimit nuk janë bërë të ditur ende.
Në xhiron e dytë, Kalaja e pret Dritën në Prizren, kurse Vëllaznimi e pret Megasportsin në Gjakovë.