UNITED BASKETBALL - LIPJANI
Foto: BOROZANI
United Basketball fiton ndaj Lipjanit me përmbysje
15 October, 2017 @20:34
Me rezultat 90-85 është mbyllur dueli mes United Basketball dhe Lipjanit, duel ky i zhvilluar në kuadër të xhiros hapëse të Ligës së Parë të basketbollit në Kosovë sivjet.
Skuadra nga Lipjani kishte krijuar epërsi 43-53 pas pjesës së parë, mirëpo ishin vendasit ata të cilët u treguan më të përqëndruar në pjesën e dytë dhe e fituan takimin me përmbysje.
Në xhiron e dytë, United Basketball takohet me Vushtrrinë në fushën e kësaj të fundit, derisa Lipjani e pret në shtëpi Prishtinën e Re.