PAS VETËM 3 XHIROVE

3 xhiro, vetëm një skuadër e pamposhtur
16 October, 2017 @13:46
Pas vetëm tre xhirove të para në Superligë të Kosovës në basketboll, ka mbetur vetëm një ekip i pamposhtur. Borozani.com
Derisa në xhiron e kaluar Prishtina dhe Rahoveci ishin ekipet e vetme pa humbje deri tash, me disfatë nga Bashkimi në fundjavë, vreshtarët humbën këtë epitet dhe tashmë vetëm kampionët bardhekaltër janë ekip pa humbje këtë stinor.
Në xhiron e katërt të Superligës ndeshen: Ylli - Bashkimi, Peja - Rahoveci, Kerasan Prishtina - Borea dhe Trepça - Sigal Prishtina.