NDESHJA E PARË E BASHKIMIT
BOROZANI/ A. P.
Pasnesër, Bashkimi e nis stinorin në BIBL
16 October, 2017 @12:39
Dueli i parë i Bashkimit në stinorin e ri të BIBL do të zhvillohet pasnesër, kur ekipi prizrenas do të udhëtojë për në Maqedoni.
Bashkimi është mysafir i ekipit Blokotehna nga Gjevgjelia, ndërsa më 18 tetor me fillim në ora 18.30, prizrenasit do të zhvillojnë duelin e parë për 2017/18 në këtë ligë.
Portokallezinjtë janë ekipi i vetëm nga Kosova që marrin pjesë këtë stinor në BIBL, ndërsa kjo është hera e tretë për Bashkimin që merr pjesë në këtë ligë.
BIBL përndryshe ka nisur në mesjavën e shkuar, ndërsa Blokotehna e ka mposhtur Tiranën në duelin e parë dhe për ata kjo është ndeshja e dytë, derisa për Bashkimin e para.
Në Superligë, pas humbjes në fillim të stinorit nga Prishtina, Bashkimi ka shënuar dy fitore radhazi.