TURNEU NË BULLGARI

12-shja e Kosovës U15 për turneun në Sofje
Tekst: FBK
18 October, 2017 @14:21
Kosova U-15 (meshkujt) prej 3 deri më 5 nëntor do të marr pjesë në një turne ndërkombëtar në Sofia të Bullgarisë. Borozani.com
Ky turne organizohet nga Federata e Basketbollit të Bullgarisë në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa implementohet nga Bullgaria, Rumania, Kosova, dhe Maqedonia.
Basketbollistët (2002) dhe trajnerët e përzgjedhur për në turneun ndërkombëtar të dielën do të fillojnë stërvitjet me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për këtë aktivitet që do të zhvillohet në fillim të muajit nëntor. Stërvitja do të mbahen të dielën prej ores 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe sportit në Prishtinë.
Basketbollistët:
1. Don Polloshka - 07.06.2002 - Prishtinë
2. Albin Berisha - 20.03.2002 - Pejë
3. Donat Rexhepi - 11.03.2002 - Prishtinë
4. Adrian Kika - 22.12.2002 - Prishtinë
5. Dion Sheqiri - 25.08.2003 - Prishtinë
6. Blend Mehana - 26.03.2002 - Prishtinë
7. Shpat Syla - 24.06.2002 - Mitrovicë
8. Altrim Osmani - 06.05.2003 - Prishtinë
9. Drilon Shala - 20.03.2002 - Suharekë
10. Fisnik Kraki - 25.03.2002 - New York
11. Nart Jashari - 20.02.2002 - Prishtinë
12. Renat Berisha - 16.12.2002 - Prishtinë
Menaxher:
Ibrahim Karabeg
Trajnerët:
Lorik Kllokoqi
Gyltekin Selimi