CAVS - CELTICS

nba.com
Cavs fiton! Te Celtics, lëndim i tmerrshëm për Hayward
18 October, 2017 @10:23
Skuadra e Boston Celticsit, përveç që e humbi ndeshjen kundër Cleveland Cavaliersit, humbi edhe lojtarin kyç të transferuar gjatë verës, Gordon Haywardin.
Hayward, në fillim të çerekut të parë, gjatë një dueli e theu këmbën, derisa e tërë palestra u shokua pas këtij rasti.
Cleveland gjatë ndeshjes e ngriti epërsin në mbi 10 pikë, kurse Bostoni është këndellur në çerekun e tretë dhe të katër, ku e zbritën epërsinë madje kaluan përpara një kohë.
Krejt në fund, rezultati ishte 102-99 në favor të nënkampionit Cavs, derisa Bostoni kishte rastin dy herë për ta barazuar rezultatin nga vija e treshit, por nuk arritën të shënojnë dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Clevelandit.
Super ylli i Cavsit, LeBron James, për një asist nuk arriti të shënojë triple-double, derisa gjatë 41 minutave ai luajti me 29 pikë, 16 kërcime e 9 asistime.
Te Celtics, më i efikasi ishte Kyrie Irving, i cili luajti me 22 pikë e 10 asitime kundër ish-ekipit të tij, në natën debutuese te keltët.