WARRIORS - ROCKETS

nba.com
Harden shkëlqen, Warriors nis stinorin me humbje
18 October, 2017 @10:44
Para ndeshjes, çdo i pranishëm në palestrën “Oracle Arena” festonte, ngase bëhej ceremonia e dhënies së kupës dhe të unazave të fituara vjet në finale për lojtarët dhe ekipin e tyre kampion, Golden State Warriors.
Por kështu nuk e pritën edhe fundin e ndeshjes. Adhuruesit dhe lojtarët e ekipit kampion, dolën kokulur nga palestra, ngase pësuan nga Houston Rockets me rezultat të ngushtë 122-121.
Edhepse Warriorsat ishin në epërsi gjatë ndeshjes, Houston Rockets nuk u dorëzua asnjëherë, kurse djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, në fund e kishin rastin për ta fituar ndeshjen së pari me Stephen Curryn, pastaj me Kevin Durantin, ku ky i fundit shënoi, por nuk u pranuan pikët ngase kishte përfunduar koha.
Koshashënuesi më i mirë te “luftëtarët”, ishte Nick Young me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Curry me 22 e Kevin Durant me 20.
Në anën tjetër, super ylli James Harden, performancën e sezoni të kaluar e vazhdoi edhe në këtë ndeshje. “Mjekërroshi” Harden, luajti me 27 pikë, 10 asistime e 6 kërcime dhe ishte më i miri i skuadrsë.