AKADEMIK-TIRANA
Foto: BIBL
Humbja e dytë për Tiranën
18 October, 2017 @21:45
Tirana ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë të stinorit 2017/18 në BIBL. Pas disfatës së pësuar në mesjavën e kaluar nga Blokotehna në Gjevgjeli, bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë, janë mposhtur në Plovdiv nga Akademik Bultex 99, me rezultat 90-69.
Endrit Hysenagolli me 20 pikë e 5 kërcime, bashkë me Jalil Abdul-Bassitin që shënoi 20 pikë e 3 kërcime, kanë qenë më të dalluarit te ekipi i Tiranës.
Por ata nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë lojës së ekipit bullgar që ka pasur 5 lojtarë me pikë dyshifrore, ku Shakir Smith ka qenë më efikasi me 19, ndërsa Isiah Umipig ka shtuar 16 të tjera në fitoren e ekipit.
Pas kësaj ndeshjeje, Akademiku ka 2 fitore nga 2 lojë, ndërsa Tirana 2 humbje nga po aq ndeshje.