Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Bashkimi fillon me humbje stinorin në BIBL

Foto: BIBL

Bashkimi fillon me humbje stinorin në BIBL


18 October, 2017 @20:06

Skuadra prizrenase Bashkimi, në ndeshjen e parë të stinorit 2017/18 në Ballkan League, pësoi humbje nga Blokotehna me rezutlat 93-71.

Ndeshja filloi me një seri prej 12-0 në favor të Blakotehnas. Epërsia e krijuar i kushtoi gjatë tërë ndeshjes Bashkimit, edhe pse çereku i dytë dhe i tretë ishin gati baraz, por humbja ishte e pashmangshme për portokallezinjtë.

gruev

Adrian Motley u dallua më së shumti te Bashkimi me 20 pikë e 11 kërcime, ndërsa Samir Zekiqi me 14 pikë të tjera.

Në anën tjetër, Danilo Mijatovic shkëlqeu me 27 pikë e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Dwayne Benjamin me 20 dhe Michael Mallory me 19 pikë.

Bashkimi ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Tiranës më 25 tetor.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League