PËRMBLEDHJE E MËNGJESIT

nba.com
Spurs fiton me mungesa
19 October, 2017 @10:16
San Antonio Spurs edhe pse kishte mungesa si Kawhi Leonard e Tony Parker, arriti ta mposht Minnesota Timberwolvesin me rezultat 107-99.
LaMarcus Aldridge luajti me double-double (25 pikë e 10 kërcime) derisa u dallua edhe Danny Green me 17 pikë të tjera.
Te Minnesota më i dalluari ishte Andrew Wiggins me 26 pikë, derisa i ardhuri sivjet te skuadra Jimmy Butler, krahas pritjeve të shumta, luajti me 12 pikë.
Houston Rockets regjistron fitoren e dytë
Raketat e Houstonit, fituan përsëri.
Në mungesë të yllit Chris Paul, Houstoni e mposhti Sacramenton me rezultat 105-100, derisa si zakonisht James Harden ishte lojtari i ndeshjes, i cili luajti me 27 pikë e 9 asistime.
Kjo ishte fitorja e dytë e skuadrës nga Teksasi, ku që të dyja fitoret i regjistroi si mysafir.
Ndeshjet tjera të zhvilluara sot në mëngjes:
Detroit - Charlotte 102-90
Indiana - Brooklyn 140-131
Orlando - Miami 116-109
Washington - Philadelphia 120-115
Boston Celtics - Milwaukee 100-108
Memphis - New Orleans 103-91
Dallas - Atlanta 111-117
Utah - Denver 106-96
Phoenix - Portland 76-124