ALEKSANDAR GRUEV
BOROZANI/ A.P
Gruev: Loja agresive në fillim, vendosi
19 October, 2017 @14:21
Basketbollisti bullgar i Bashkimit, Aleksandar Gruev, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Blokotehnas ka thënë se ekipi i tij nuk ishte përgatitur për një lojë agresive në start.
“Nuk ishim të gatshëm që t’iu bëjmë ballë agresionit të tyre të hershëm në lojë. Mendoj se luajtëm mirë për 25 minuta, por starti i keq ndikoi,” ka thënë Gruev, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Gruev ka pasur më së shumti minuta te Bashkimi në këtë ndeshje, duke qenë në fushë të lojës për 38 minuta, ku ka kontribuuar me 4 pikë dhe 5 asistime, ndërsa ka shutuar 4-0 për tre pikë.