PREDRAG MILOVIC
BOROZANI/ A.P
Trajneri i Bashkimit: Ekipi më i mirë fitoi
19 October, 2017 @14:00
Trajneri i Bashkimit, Predrag Milovic, në deklaratën e tij pas ndeshjes së parë në BIBL ndaj Blokotehnas, të cilën Bashkimi e humbi dje ka thënë se ekipi më i mirë e fitoi ndeshjen.
“Ekipi më i mirë fitoi. Pak a shumë ndeshja u vendos heret, kur vendasit luajtën shumë mirë në fillim të takimit. Ekipi im i rivalizoi ata, por në çerekun e parë dhe 5 minutat e fundit, ata e krijuan gjithë avantazhin. Ekipit tim i uroj paraqitjen për 25 minuta të ndeshjes, ndërsa rivalit fitoren. Përgatitjet i kemi nisur vonë dhe kjo po ndikon,” ka thënë Milovic pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e BIBL sot.
Bashkimi ka nisur këtë mesjavë ndeshjet në BIBL, ndërsa xhiron që vjen është mysafir i Tiranës.