PROGRAMI SOT

BOROZANI/D.S.
Dy duele në Superligë sonte
21 October, 2017 @10:47
Pas fitores së madhe të Yllit të shënuar dje ndaj Bashkimit, në ndeshjen hapëse të xhiros së katërt të Superligës, sot në program janë dy ndeshje.
Kerasan Prishtina pret Boreën debutuese në Superligë, në kryeqytet, në ndeshjen që fillon në ora 20:00.
Kerasani hyn në këtë ndeshje me bilanc 1-2, ndërsa Borea është ende në kërkim të fitores së parë, 0-3.
Në anën tjetër, derbi i zjarrtë ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës në Minatori (20:00), nuk do të ketë shkëlqimin e dikurshëm për shkak të krizës së madhe që ka kapluar ekipin vendas.
Gjithsesi bardhekaltërit do të udhëtojnë për fitore për të mbajtur ritmin e mirë në Superligë, ndërsa në anën tjetër Trepça do të mundohet të bëj sa më shumë në këtë ndeshje, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka kryer plotësisht regjistrimin e dy basketbollistëve amerikanë të paraqitur dhe a do të mund të luajnë ata sonte.