AS KASTRIOTI - LLAPI

AS Kastrioti dyfishon Llapin
21 October, 2017 @7:52
Skuadra e AS Kastriotit nga Obiliqi ka kaluar shumë-shumë lehtë ndaj ekipit të Llapit në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së dytë të basketbollit në Kosovës.
AS Kastrioti ka mposhtur Llapin me rezultat 124-50, për të regjistruar edhe fitoren e dytë me radhë në këtë ligë, pasi që në xhiron e shkuar kishte mposhtur Kaçanikun si mysafir.
Pas këtij dueli, AS Kastrioti ka bilanc 2-0 nga 2 xhirot e para të Ligës së Dytë, ndërsa Llapi mbetet ende pa fitore me bilanc 0-2, pasi që në xhiron e kaluar ishte mposhtur nga Sfera.